Kronikë

Dërgohet pa shenja jete një fëmijë në QKMF-në e Rahovecit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në QKMF-në në Rahovec, nga familjarët e tij është sjellë një fëmijë mashkull, pa shenja jete.

Ekipi kujdestar mjekësor ka konstatuar vdekje e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.