Kronikë

Gjakovari rrahu ish-bashkëshorten, arrestohet

Është arrestuar një person në Gjakovë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij.

Policia njofton se rasti ka ndodhur të dielën në ora 19:30, ku viktima ka marrë lëndime të rënda trupore, ku më pas është dërguar për trajtim mjekësor.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.