Kronikë

Arrestohet ish-ministri i Mjedisit në Shqipëri

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar paraditen e sotme në banesën e tij në Durrës, me urdhër të prokurorisë së posaçme.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, ndaj ish-ministrit është caktuar masa e arrestit me burg.

Ish-ministri akuzohet për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit.

Lefter Koka fitoi mandatin e deputetit të Durrësit nën siglën e PS në zgjedhjet e fundit të 25 prillit, por pak muaj më vonë hoqi dorë nga mandati.

Ai ka mbajtur postin e ministrit të Mjedisit nga viti 2013-2017.