Kronikë

Gjashtë muaj burgim ferizajasit që rrahu ish-bashkëshorten

arrestim

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me gjashtë muaj burgim një person i cili ka pranuar se ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Siç ka njoftuar kjo gjykatë, i pandehuri e ka pranuar fajësinë pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor.

“I pandehuri akuzohet se më 31 mars 2021 në Ferizaj, me dashje ka përdorur forcë fizike ndaj të dëmtuarës – ish bashkëshorte e tij H.A, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht e kishte përcjellë derisa ajo ishte në lëvizje, pastaj kishte kërkuar që e njëjta të ndalte veturën dhe pa një mosmarrëveshje verbale ndërmjet tyre, i pandehuri e kap për fyti si dhe e kishte goditur me dorë në fytyrë, kurse e dëmtuara duke ikur nga ai pëson aksident me një veturë, me këto veprime i shkakton lëndime te lehta trupore, me dëmtime të përkohshme për shëndetin”, thuhet në njoftim.