Kronikë

“Siguria në shkolla”, arrestohen dy 20-vjeçarë për posedim droge në Vushtrri

Descriptive Text

Dy 20-vjeçarë janë arrestuar të hënën në mesditë në Vushtrri nën dyshimin për posedim të substancave narkotike. Siç ka njoftuar Policia, arrestimi ka ardhur në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”.

“Arrestimi i dy të dyshuarve është realizuar në kohën kur zyrtarë policorë në rroba civile të angazhuar në planin operativ ‘Siguria në shkolla’, mbi dyshime të arsyeshme në rrugën ‘Ukshin Kovaqica’ kanë ndaluar dy të dyshuarit, me ç’rast gjatë kontrollit të detajuar tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të arrestuar janë A.J. dhe E.B., të dy 20-vjeçarë.

Pas procedurave intervistuese, ata janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rasti për “posedim të paautorizuar të substancave narkotike”.