Kronikë

Kapen mbi 1 ton fruta të thata të kontrabanduara nga Maqedonia Veriore

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se Njësitet e Antrikontrabandës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë i cili udhëtonte në Ferizaj në drejtim të Prishtinës.

Pasi është ndaluar automjeti transportues është konstatuar se ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë Veriore.

Me ketë rast është ndaluar malli në sasi prej 1,019 Kg fruta të thata (Lajthi, Arra, Badem, Fistek, Arrra Indiane etj) me vlerë te përafërt rreth 7,000 euro.

Mallrat janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundërvajtëse.