Kronikë

Kanosi policët në detyrë, Prokuroria e liron me procedurë të rregullt

Një person ka kanosur e fyer zyrtarët policorë teksa ishin në detyrë në orët e para të së martës, ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh.

Rasti ka ndodhur në fshatin Klinë e Poshtme e Skenderajt. Qytetari është arrestuar nga policia, mirëpo pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet.