Kronikë

Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet se sulmoi nënën e tij

Është arrestuar një person në Gjakovë pasi ai ka sulmuar fizikisht nënën e tij pas një mosmarrëveshje.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë 22.11.2021 - 04:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimë femër kosovare. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.