Kronikë

Arrestohet në Mitrovicë një person për posedim të narkotikëve

Descriptive Text

Një person në Mitrovicë është arrestuar në mbrëmjen e të dielës për posedim të narkotikëve.

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa vendore, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur 1.5 gramë substancë të dyshuar narkotike.

23-vjeçari D.I. është ndaluar nga Policia dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvillojë njësia përkatëse hetimore. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’”, thuhet nga Policia e Kosovës.