Kronikë

Dy të lënduar në vend pune gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është raportuar për dy raste të lëndimeve në vende të punës.

Në Prishtinë në mëngjesin e të shtunës një person ka marrë lëndime trupore ndërsa ishte duke punuar.

“Prishtinë 20.11.2021 – 09:41. Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili ishte duke punuar”, thuhet në raport të Policisë.

Ndërkohë një rast tjetër i lëndimit ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës po të shtunën.

Një punëtor në fabrikë të mobileve ka marrë lëndime. Ai është dërguar në spital për t’u trajtuar, ndërsa gjendja e tij është stabile.

Shupkovc, Mitrovicë 20.11.2021-13:45. Viktima mashkull kosovar-punëtor në një fabrikë të mobileve-pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal dhe sipas mjekëve gjendje e tij është stabile. Rasti është duke u hetuar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar” , thuhet në raportin e Policisë.