Kronikë

83-vjeçari në Shtime sulmon fizikisht në rrugë bashkëshorten 72-vjeçare

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Stacioni policor në Shtime, të enjten rreth orës 14:30 ka pranuar një informacion se, në rr. ‘‘Komandant Kumanova’’ në Shtime ka ndodhur një rast i dhunës në familje .

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.A (M/K) i moshës 83 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij , me inicialet S.A ( F/K) e moshës 72 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për këtë e njëjta ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime.

Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve- Sektori i Dhunës në Familje ,me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.