Kronikë

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për dhunë në familje, ai kërcënoi me thikë edhe policët

Një person në Prizren është arrestuar të mërkurën mbrëma i dyshuar për dhunë në familje.

I dyshuari ishte në arrest shtëpiak me urdhër të gjykatës, por Policia ka pranuar informacione se po ushtronte dhunë në familje.

Ai nuk iu bind urdhrave të Policisë, dhe madje mbajti thikë kuzhine në dorë duke i kërcënuar policët me lëndim e po ashtu duke kërcënuar se do ta lëndojë veten.

Policia ka ndaluar të dyshuarin H.L. 18-vjeçar për 48 orë.

“Duke pasur parasysh se i dyshimti është recidivist i veprave penale dhe mund të paraqes rrezik, në vendin e ngjarjes reaguan njësia profesionale të Njësisë së Reagimit të Shpejtë, të cilët e neutralizuan të dyshimtin, i njëjti u arrestua në vendin e ngjarjes dhe në cilësinë e provës materiale ju është sekuestruar një thikë kuzhine rreth 15cm. I dyshimti H.L i lindur në vitin 2003, është intervistuar në prezence të avokatit mbrojtës. Pas deklarimit policia e informoj prokurorin e Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë. Rasti është nën hetime”, thuhet nga Policia e Kosovës.