Kronikë

Arrestohen tre të dyshuar në Skenderaj për narkotik

Tre persona janë arrestuar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike.

Policia ka njoftuar se arrestimi i dy të dyshuarve të parë, është realizuar në fshatin Rakinicë të Skenderajt, pasi njësia policore ka ndaluar veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollit tek dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike ne sasi 4.2 gr.

Ndërsa arrestimi i të dyshuarit të tretë, është realizuar në kohën kur një Njësi Policore e Trafikut po realizonte një pikë kontrolli në fshatin Runikë të Skenderajt, me ç’ rast gjatë kontrollit të një veture, dhe kontrollit të detajuar te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.5 gr, substancë e dyshuar narkotike.

“Personat e arrestuar, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse hetimore. Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’”, thuhet në njoftim.