Një 66-vjeçar është arrestuar me dyshimin e se ka kërcënuar një 79-vjeçare në Shtërpcë.
Policia ka njoftuar se deri te kërcënimi erdhi si shkak i një mosmarrëveshjeje për parkim të veturës.
“Stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:00 ka pranuar një informacion, se në vendin e quajtur 'Zona e vikendit' në Brezovicë është një rast i kanosjes. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D (M/K) i moshës 66 vjeçar, i cili kishte kanosur personin tjetër me inicialet F.D ( F/K) e moshës 79 vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas njoftimit, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
16 nëntor 2021 10:14
-
Shpërndaje në: