Kronikë

Qytetari në Viti sulmon fizikisht bashkëshorten e djalin, viktimat marrin trajtim mjekësor

Është arrestuar një person në Viti, pasi që ka sulmuar fizikisht dy viktimat, bashkëshorten dhe djalin e tij.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri, një revole me 15 fishekë dhe një pushkë gjuetie me shtatë fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.