Kronikë

Gjakovë, burri tentoi të vetëvritej

Një burrë në Gjakovë ka tentuar të kryej vetëvrasje, ka njoftuar Policia e Kosovës për KOHËN. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të shtunën në ora 18:30, ku në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda”, është pranuar personi, i cili thuhet se ka konsumuar kimikate higjienike.

“Patrulla ka shkuar në Spital ku ka takuar viktimën, i cili ishte në gjendje stabile si dhe dëshmitaren me të cilën viktima ishte në lidhje dashurie", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

"Nga biseda është mësuar se viktima për aktin e tentim vetëvrasjes e kishte paralajmëruar me një mesazh të njëjtën e cila më pas e ka gjetur viktimën në gjendje jo të mirë shëndetësore ku dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Sipas viktimës këtë përpjekje ai e ka ndërmarrë pasi i kishte prishur raportet me të dashurën", thuhet më tej në njoftim.

Gjendja e viktimës është stabile dhe ai ndodhet nën përkujdesje të mjekëve.