Kronikë

Përfshihet nga zjarri një objekt në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Një objekt banimi është përfshirë nga zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, dhe për shkaqe sigurie, është bërë ndërprerja e furnizimit me energji elektrike.

KEDS-i ka njoftuar se një pjesë e banorëve është prekur nga ndërprerja, dhe menjëherë pas lokalizimit të zjarrit furnizimi me energji do të rikthehet.

“Një pjesë e Bregut të Diellit ka mbetur për një kohë të shkurtër pa furnizim me energji elektrike si pasojë e një zjarri në një objekt banimi. Për shkaqe sigurie, ekipet tona kanë ndërprerë furnizimin për atë pjesë dhe menjëherë pas lokalizimin të zjarrit nga njësitë relevante, furnizimi me energji do të rikthehet”, thuhet në njoftimin e plotë të KEDS-it.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur në ora 18:00, ku rrugën “Hilmi Rakovica”, në një objekt banesor janë djegur njësorët e rrymës.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, ka deklaruar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.