Kronikë

Sulmohet fizikisht drejtori i Urbanizmit në Vushtrri

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten në mesditë, është sulmuar fizikisht drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në komunën e Vushtrrisë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e sulmit.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.