Kronikë

Një muaj paraburgim kaçanikasit për dyshimet për veprat penale që ndërlidhen me narkotikë

Descriptive Text

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit S.Sh., për dyshimet e bazuar se ka kryer veprat penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve.

Të pandehurit më 5 nëntor, në shtëpinë e tij në Kaçanik i janë gjetur 47 doza kokainë me peshë 14.9 gramë, një dozë kokainë 0.3 gramë, 27 copa tableta të dyshuara të llojit ekstazi dhe pesë tableta të ndara të vogla të llojit ekstazi.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet nga Gjykata Themelore në Ferizaj.