Kronikë

Arrestohet llapjani, kërcënoi një person me familje nëse nuk ia siguron 50 mijë euro

Është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin se i njëjti e ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar dhe familjen e tij nëse nuk ia siguron 50.000 deri të hënën.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.