Kronikë

Arrestohet zyrtari komunal në Lipjan për falsifikim të dokumenteve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një zyrtar i gjendjes civile në komunën e Lipjanit, për arsye se i njëjti dyshohet të ketë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i regjistruar në librin amëz katër persona shtetas të Shqipërisë të cilëve u ka lëshuar certifikata të lindjes të Kosovës.

Këto certifikata, sipas Policisë ishin lëshuar me qëllim që të njëjtat të përdoren në shtetin e Anglisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.