Kronikë

Arrestohet për ngacmim një burrë në Lipjan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan pasi dyshohet se nga 11 tetori i këtij viti ka ngacmuar një grua.

Kjo e fundit e ka raportuar rastin në Polici, derisa i dyshuari është arrestuar të mërkurën, dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lipjan, 11.10.2021. Me 03.11.2021 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga data e lartcekur është duke u ngacmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin është arrestuar i dyshuari dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë policor.