Kronikë

Vdes një shtetas gjerman në QKUK, Policia nis hetimet

Një shtetas gjerman ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), derisa ishte duke u trajtuar, ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti i cilësuar si hetim i vdekjes ka ndodhur të premten në ora 08:25, derisa në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet relevante.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin policor.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Komunën e Deçanit, ku një shtetas i Shqipërisë është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore për trajtim. Më pas i njëjti është çuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku është konfirmuar vdekja e tij.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”