Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj komandantit policor në Zhur për “falsifikim të dokumentit zyrtar”

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Z.S., komandant në Nënstacionin Policor në Zhur. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Z.S. në fletëparaqitjen për kundërvajtje të lëshuar kundër M.E. nga dy zyrtarë policorë më 27 mars kishte ndërhyrë duke e zbutur gjobën.