Kronikë

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se trafikoi dy të mitura

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të mërkurën të dyshuar se ka trafikuar dy vajza të mitura, një 13-vjeçare e një 15-vjeçare.

Ai dyshohet se e ka bërë këtë vepër më 20 tetor. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 20.10.2021-21:00. Është arrestuar me 27.10.2021 i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur, duke punësuar dhe strehuar dy viktimat femra kosovare njëra fëmijë (13-vjeçare) dhe tjetra e mitur (15-vjeçare). Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës.