Kronikë

Theri një person, arrestohet

Descriptive Text

Në fshatin Vatë të Kaçanikut u arrestua një person për vrasje në tentativë, të premten.

Ai ka therur një person duke i shkaktuar lëndime, për cka është dërguar në QKUK.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e goditur me një mjet të mbrehtë (thikë) duke i shkaktuar lendime trupore. Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Ferizaj e më pas në QKUK-Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.