Kronikë

I mituri në Lipjan godet një tjetër me elektroshok

Një i mitur në Lipjan ka sulmuar një tjetër me elektroshok.

Raportohet se i dëmtuari ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa sulmuesit i është konfiskuar elektroshoku.

“Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar (i mitur) pasi i njëjti është sulmuar fizikisht (goditur me elektroshok) nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i mitur. Nga i dyshuari është konfiskuar një elektroshok, i cili dyshohet të jetë përdorur në rast. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia e Kosovës.