Kronikë

Arrestohet një burrë në Dragash për sulm ndaj nënës dhe vajzës së tij

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë për dhunë në familje, në Dragash të enjten.

Burri sulmoi nënën dhe vajzën e tij, ndërsa vetë ishte i dehur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy viktimat nënën dhe vajzën e tij. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi PK.