Kronikë

I dehuri në Gjakovë sulmon gjyshin

Një person në Gjakovë është arrestuar në mbrëmjen e të mërkurës nga Policia, pasi nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht gjyshin e tij.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.