Kronikë

Arrestohet një person në Ferizaj për dhunë në familje

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën mbrëma është arrestuar një person në Ferizaj me dyshime se ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

I dyshuari, A.S. 42-vjeçar, është arrestuar rreth orës 20:45. Ai nuk ka mundur të intervistohej pasi ishte i dehur, siç ka bërë të ditur Policia.

“Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.