Kronikë

Në Rahovec, arrestohet e më pas lirohet personi që po kultivonte marihuanë

Në Rahovec, të mërkurën, është arrestuar një person pasi është gjetur duke kultivuar marihuanë.

Atij i janë gjetur 9 rrënjë të kanabisis sativa, një poç elektrik dhe një reflektor i vogël.

Por, pas intervistimit, personi i dyshuar është lënë i lirë me procedurë të rregullt.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, bimët e dyshuara në vendin e ngjarjes janë asgjësuar me djegie, ndërsa me rekomandim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.