Kronikë

Arrestohet një person me shtetësi të huaj për falsifikim të dokumenteve

Policia e Kosovës, konkretisht Autoritetet e Policisë Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” në orët e paradites gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll efikas të kufirit kanë ndaluar një person mashkull, shtetas i huaj nën dyshimin për “falsifikim të dokumenteve”, i cili bashkë me disa persona tjerë tentonte të udhëtoj për në relacione tjera.

Autoritetet policore gjatë kontrollit të dokumenteve kanë ngritur dyshimin e bazuar sa nga i dyshuari shtetas i huaj janë falsifikuar leje qëndrimet e një shteti tjetër dhe kanë ndërmarr veprimet për verifikim të mëtejmë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti për “falsifikim të dokumentit”.

Në konsultim me prokurorin kompetent dokumentet e dyshuara si të falsifikuara janë sekuestruar, përderisa personi i dyshuar mashkull është ndaluar për procedura të mëtejme.