Kronikë

Policia në Istog ndalon mbajtjen e një dasme, arrestohet një person

Policia ka njoftuar se ka ndaluar një dasmë në fshatin Caralluk të Istogut, në kuadër të zbatimit të masave sipas Ligjit Anti-COVID -19 dhe ka konfiskuar një armë.

Pas njoftimit për të shtëna me armë, Policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në këtë aheng, në vendngjarje janë konfiskuar: një pistoletë e tipit Girsan 9x19mm, 11 gëzhoja cal 7.62mm, dhe një karikator i së njëjtës armë.

“I dyshuari arrestohet dhe pas intevistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit rasti shkon në procedurë te rregullt. Organizatorit të ahengut iu është shqiptuar gjoba në shumë prej dyqind (200) euro, duke u bazuar ne ligjin anti covid. Të pranishmit menjëherë janë larguar dhe ahengu është ndërprerë”, thuhet në njoftim.