Kronikë

25 vjet burgim zyrtarit policor në Gjilan për tri vepra penale, përfshirë vrasje të rëndë

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 25 vjet zyrtarin policor V.H. për tri vepra penale.

V. H. është dënuar për “vrasje të rëndë”, “mbajtje në pronësi, kontroll të armëve ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

V. H. akuzohet se më 29 shkurt të vitit 2019, rreth orës 5 të mëngjesit kishte shkaktuar aksident me një kamoion të cilin e kishte drejtuar tashmë i ndjeri L.S.

Pas aksidentit ka filluar kacafytja dhe kërcënimet e sharjet mes personave në fjalë, ku V.H. e nxorri armën zyrtare dhe shtiu në drejtim të L.S. duke e qëlluar në kokë.

Për vrasje V. H. u dënua me 23 vjet burgim, për armëmbajtje pa leje me 1 vit burgim, kurse për përdorim të armës me 3 vite burgim. Ndaj tij u shqiptua dënimi unik në kohëzgjatje prej 25 vite burgim.

“Tek i dyshuari gjithashtu janë gjetur edhe dy revole të tjera të modelit “Bereta 92 Auto” dhe 25 dhe fishekë të llojeve të ndryshëm, i cili të njëjtën ditë në një lokal në fshatin Malishevë të Gjilanit, duke dëgjuar muzikë kishte përdorur armën e tij. Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprat penale “vrasje e rëndë”, “mbajtja në pronësi, kontroll të armëve ose posedimit të paautorizuar të armëve” dhe “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) vite burgim. Të akuzuarit, Gjykata me aktvendim të veçantë ka vazhduar masën e paraburgimit”, thuhet nga Gjykata Themelore e Gjilanit.