Kronikë

Sekuestrohet një armë në një aheng familjar në Mitrovicë

Policia e Mitrovicës ka marrë një informatë se kishte të shtëna me armë zjarri në fshatin Zhabar pasditen e djeshme dhe me të dalë në terren, kanë identifikuar vendin e ngjarjes ku kishte pasur aheng familjar.

“Në vendngjarje janë gjetur 11 gëzhoja të shkrepura dhe pas kësaj është arrestuar i dyshuari A.B., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar armën e llojit Ekol Special dhe gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes”, njoftoi Policia.

Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, i dyshuari në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’.