Kronikë

Arrestohet personi që dyshohet se ua vodhi qenin pjesëtarëve të KFOR-it

Policia e Kosovës ka lokalizuar një person në Prizren që dyshohet se kishte vjedhur një qen, pronë e personelit të dy pjesëtarëve të KFOR-it.

Sipas njoftimit, dy pjesëtarë turk të KFOR-it kishin raportuar të premten për vjedhjen e qenit nga një person, duke sjellë pamje nga kamerat teksa i dyshuari B.Z. kryente vjedhjen. Qeni është sekuestruar dhe më pas i është dorëzuar personelit të KFOR-it.

“Është kontaktuar personel i KFOR-it dhe iu është kthyer qeni. Lidhur me ketë rast është njoftuar prokurori i shtetit për veprimet e ndërmarra lidhur me ketë dhe rasti shkon në proceduar të rregullt”, thuhet në njoftim.

 

Vjedhje Prizren, 11 shtator 2021 Më 10.09.2021, rreth orës 14:35 dy pjesëtarë të personelit të KFOR-it turk kanë...

Posted by Kosovo Police on Saturday, September 11, 2021