Kronikë

Vlonjati ia vuri zjarrin shtëpisë pas zënkës me nënën

Një banesë u përfshi nga flakët pasditen e sotme në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20 në lagjen “Partizani”.

Zjarri shkaktoi dëme të shumta materiale, ndërsa nga të dhënat paraprake nga grupi hetimor që është ngritur për rastin, mësohet se flakën shtëpisë ia ka vënë djali pas debatit me nënën. Akuzën e ka bërë vetë nëna.

“Në 16 shtator burri mbush 6 muaj që ka vdekur, u var. Unë nga frika, ika te djali tjetër, i madhi. Ai pinte, nuk mund ta duroja dhe erdha te shtëpia ime. Djali është i alkoolizuar, atë ditë që më rrahu nuk kishte pirë. Sot më mori vajza në telefon, e kishte parë mbesa, që kishte pirë dhe po vinte lart. Vajza më thotë ‘ik nga shtëpia se po vjen i pirë’. Unë jam grua pa burrë. Çfarë bie jashtë hyn brenda. Brenda është djegur gjithçka”, tha gruaja 59-vjeçare.

Sipas këtij medium, ajo edhe djali janë marrë në pyetje nga grupi hetimor për të sqaruar motivet e debatit në familje. /abcneës