Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person për fajde. Siç ka bërë të ditur policia i dyshuari kishte mbajtur me dhunë dhe e kishte kanosur një person tjetër, derisa ia kishte kthyer një shumë parash në emër të kamatës së fajdeve.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Hajvali, Prishtinë, Me datë 06.09.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte mbajtur me dhunë duke e kanosur viktimën mashkull kosovar, gjersa i kishte kthyer një shumë parash në emër të kamatës së fajdeve. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
7 shtator 2021 11:43
-
Shpërndaje në: