Kronikë

Mërgimtari nga Austria ikën nga shtëpia në Kaçanik, familja nuk di për vendndodhjen e tij

Descriptive Text

Një burrë nga fshati Vatë e Kaçanikut ka raportuar në Polici se një anëtar i familjes së tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas raportit, nuk dihet vendndodhja e tij ndërkohë raportohet se ai jeton në Austri dhe ishte në Kosovë për pushime.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin.