Kronikë

Pronarët e lokalit në Klinë sulmojnë policët që futen të inspektojnë zbatimin e masave

Foto: Koha

Masat e reja anti-COVID kanë shtuar kontrollin e autoriteteve nëpër lokalet ndaj të cilave tashmë ekzistojnë rregulla të reja.

Në Klinë, të enjten pronarët e një lokale kanë sulmuar policët të cilët janë futur për kontroll pas orën 19:30.

“Njësiti policor gjatë inspektimit për zbatim të masave anti-Covid në një lokal kanë hasur disa persona brenda. Dy viktimat meshkuj kosovarë - zyrtarë policor janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë- pronarët e lokalit. Njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.