Kronikë

Një muaj paraburgim të dyshuarit për prostitucion me të mitura në Gjakovë

Foto: Koha / ilustrim

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit F.K. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “prostitucion”.

Në ngjarje të përfshira raportohet të jenë edhe dy vajza të mitura.

“Me datë 10 mars 2021, në Gjakovë, saktësisht në vilat “M...” në fshatin D., i pandehuri F.K., në bashkëveprim me të dashurën e tij të mitur kanë rekrutuar dhe organizuar të miturën që me qëllim të mundësimit të prostitucionit të kryej marrëdhënie seksuale me shokun e tij D. J., në këmbim të shumës prej 200 euro”, thuhet në njoftim.

Gjykata Themelore në Gjakovë ka njoftuar se me këto veprime i pandehurit F. K., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” në bashkëkryerje.

“Gjykata, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në njoftim.