Kronikë

Kërkohet paraburgim ndaj një personi të dyshuar për fajde, rrëmbim dhe posedim të drogës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj A.O. , i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “fajde”, “rrëmbim” dhe “blerje, posedim, shpërndarje e shitje të paautorizuar të substancave narkotike”.

Prokuroria e Shtetit në koordinim me Policinë kërkoi masën e kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, me dyshim se në të gjendet një viktimë e rrëmbyer. Me aprovim ë gjyqtarit të procedurës paraprake ishte bastisur objekti në fjalë dhe është sekuestruar një sasi e drogës, para në vlerë 12 mijë euro, të cilat dyshohet se janë fituar duke kryer vepra penale.

“I dyshuari, nga data 30 gusht 2021 ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa prokurori i çështjes në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të rrethanave rreth këtij rasti”, thuhet nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.