Kronikë

Dy të arrestuar pasi sulmuan katër persona, dy prej tyre gra

Descriptive Text

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht katër persona të tjerë, dy meshkuj shtetas të Kosovës dhe dy femra shtetase të Anglisë.

Rasti ka ndodhur në Shtime.

“Si pasojë e sulmit viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë ndaluar në stacion policor për 6 orë e më pas janë liruar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.