Kronikë

Arrestohen tre persona në Vushtrri të dyshuar për vrasje në tentativë

Descriptive Text

Janë arrestuar tre persona në Vushtrri të dyshuar për një vrasje në tentativë, raporton Policia e Kosovës.

Të mërkurën rreth orës 13:00 është raportuar se në parkingun e një marketi në Vushtrri një person është sulmuar nga tre të tjerë me mjet të fortë (shufra metalike).

Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor në Emergjencë në Vushtrri, e më pastaj është dërguar për tretman në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka identifikuar tre të dyshuarit: F.M. (46), L.M. (22) dhe B.M. (20), ndërsa në cilësi të provave materiale ka konfiskuar një shufër metalike.

“Të dyshuarit janë intervistuar nga sektori rajonal i hetimeve dhe me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndërsa rasti është cilësuar dhe është duke u hetuar si ‘vrasje në tentativë’”, thuhet në njoftimin e Policisë.