Kronikë

Arrestohet një person në Prizren, bashkëjetonte me vajzën nën 16-vjeç

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka qenë duke bashkëjetuar qe dy muaj me një vajzë nën moshën 16-vjeç.

Sipas raportit policor, viktima ishte e raportuar si person i zhdukur që nga 21 qershori.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Viktima do të dërgohet për ekzaminime mjekësore, ka thënë Policia që ka shtuar se është duke e hetuar rastin.