Kronikë

11 vjet burgim për vrasjen e kryer në vitin 1989

Descriptive Text

Gjykata Themelore e Pejës ka dënuar me 11 vjet burgim të pandehurin H.Z. për një vrasje që kreu më 20 tetor të vitit 1989.

H.Z. në bashkëveprim me të dënuarin tjetër S.Z., për hakmarrje vranë Z.U. në moshën 25-vjeçare, për shkak të një rrahje që kishte ndodhur më 2 qershor të vitit 1989, në mes të pandehurit me vëllain e të ndjerit.

Z.U. ishte goditur 16 herë me thikë dhe si pasojë e goditjeve vdiq në vendin e ngjarjes.

Të pandehurit H.Z. i është shqiptuar dënimi me 11 vjet burgim, në të cilën dënim llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

“Të pandehurit H.Z gjykata i shqiptojë dënimin me burg në kohëzgjatje prej njëmbëdhjetë (11) vjet në të cilin dënim i llogaritet dhe koha e kaluar në paraburgim. I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale të paguaj shumën prej dyqind (200) euro, në emër të paushallit gjyqësorë shumen prej pesëdhjetë (50) euro, si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit, shumën prej pesëdhjetë (50) euro, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, pasi që aktgjykimi të merr formën e prerë Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzua në kontest të rregullt civil. Pas shpalljes së aktgjykimit, të pandehurit i vazhdohet paraburgimi gjer në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar . Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet nga Gjykata e Pejës.