Kronikë

Pesë të lënduar në një aksident në Podujevë

Descriptive Text

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të dielën në fshatin Sibovc të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për KOHËN se aksidenti ku u përfshinë dy vetura ka ndodhur rreth orës 12:00.

“Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.