Kronikë

Arrestohet një person dhe sekuestrohet një armë në Vushtrri

Një person është arrestuar dhe një armë është sekuestruar në Komunën e Vushtrrisë.

Sipas njoftimit nga Policia, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në kohën kur një njësi e Trafikut Rrugor po realizonte një pikë kontrolli në Vushtrri, ku si rezultat i një kontrolli të detajuar në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar një armë e shkurtë e llojit pistoletë me pesë fishek dhe një thikë.

Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar V. P., 28-vjeçar, i cili pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ’’Mbajtje në pronësi, posedim, apo kontrollë i paautorizuar i armëve’’.