Kronikë

Arrestohet një person për rastin e sulmit të një qytetari serb në Novobërdë

48 orë në mbajtje është ndaluar një person i dyshuar për rastin e sulmit ndaj një qytetari serb në fshatin Zebicë të Novobërdës.

Më 9 gusht, N.P., ishte sulmuar nga persona të panjohur dhe më pas ishte trajtuar në spital për shkak të lëndimeve që kishte marrë.

Sipas hetimeve të policisë, tre persona ishin të përfshirë në sulm.

“Pas një pune intensive hetimore, fillimisht nga zyrtarë policorë të SP Novobërdë dhe më pas nga njësia e Hetimeve të Përgjithshme–Gjilan, bazuar në deklarimin e viktimës se ai ishte sulmuar derisa ishte në rrugë, kur persona për të panjohur (dy kishin dalë nga vetura dhe një i tretë kishte qëndruar në veturë), kishin dalë nga vetura dhe e kishin sulmuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia ka sqaruar përmes një komunikate se dyshohet se pikënisje e rastit mund të ishte një ngjarje e më hershme (disa javë më herët) e ndodhur në një lokal në fshatin Strazhë, konkretisht një mosmarrëveshje në mes viktimës dhe të dyshuarit-ve.

Më pas, zyrtarët kanë arritur të marrin informacione për veturën ku gjendeshin të dyshuarit, kanë identifikuar tabelat e saj dhe kanë gjetur pronarin. Pas intervistimit në stacionin policor, i dyshuari ka pranuar se ishte i përfshirë në rast, por ka thënë se nuk i njeh personat tjerë të përfshirë në ngjarje.

Hetuesit policorë janë duke vazhduar hetimet lidhur me këtë rast.

oni