Kronikë

Nisin hetime për grafitet “Kosova është Serbi” në Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar janë nisur hetime për rastin e grafiteve nacionaliste në Komunën e Graçanicës. Rasti ka ndodhur të hënën në orën 13:00, ku një person kishte vërejtur grafitë në murin e një objekti.

Rasti është cilësuar si nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit.

“Kosova është Serbi” dhe “vrasje shqiptarëve” janë shkrimet që janë bërë në muret në hyrje të një fabrike të kërpudhave në Graçanicë, me pronar shqiptar.